stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Disa qytetarë kanë sjellë në redaksinë e ?Stop? video, ku tregohet cilësia e ushqimit në ambientet e spitaleve. Mish i kalbur e mollë të prishura, janë ato, që u ofrohen pacientëve në regjim spitalor. Emisioni ?Stop? ka nxjerrë nga arkiva një kronikë të 10 shkurtit 1999, kur kryeministri i kohës Pandeli Majko, vizitoi qendrën spitalore e reagoi ashpër, kur duhet të provonte gjellën e spitalit. Sot, 20 vjet më pas, cilësia e shërbimit në spitale nuk ka ndryshuar, por ajo që është katërcipërisht e ndryshme, është propaganda mbi këtë shërbim.
Kronika e 10 shkurtit 1999
Gazetari: Kur bën dialog qeni me macen mos ngeltë kush pa bërë dialog në Shqipëri. Këto janë fjalët e kryeministrit Majko i cili ka braktisur komoditetin e zyrës, për t?u njohur me hallet e të sëmurëve në spitalet e kryeqytetit. Majko është befasuar para gjendjes së mjeruar të spitaleve, madje ai ka zbuluar disa furtare në faqet e murit të kuzhinës së spitalit, ç?ka e ka shtyrë atë të mos e provojë ushqimin që hanë çdo ditë të sëmurët.
Pandeli Majko: Nuk ha dot. Më falni motra, por unë që kur pash atë furtaren aty.
Gazetari: Majko tek ka parë papastërtinë në lavanterinë e spitalit i ka sugjeruar rrobalarëseve të hyjnë në grevë urie për të përmirësuar kushtet.
Rrobalarëse: Do bëjmë grevë urie, të rritet mirëqenia, tre makina larëse janë të prishura, nuk vijnë t?i rregullojnë. Infeksioni i madh, lekë nuk japin. Të sëmurët, jastëk, çarçafë, dyshek i sjellin vet. Asnjë nuk fle me këta. Ushqimit t?i vendosësh mikroskopin të gjesh kokrrën e orizit.
Pandeli Majko: Do t?u thosha qytetarëve, duhet të mendohen mirë para se të sëmuren. Pra pash fytyrën e bukur të cilën ne na pëlqen ta shikojmë në televizor për spitalet tona, por pash edhe fytyrën të cilën neve nuk para na pëlqen ta shikojmë në televizion. Jam i bindur që ky është realiteti dhe për të ndryshuar këtë realitet në radhë të parë duhet të ballafaqohesh me të.
Gazetari: Pse nuk e provuat gjellën e spitalit?
Pandeli Majko: E para njëherë kisha ngrënë bukë,e dyta edhe po të shtroja dikë me atë situatë që pash në kuzhinë edhe unë do bashkohesha si gjithë qytetarët e tjerë për të sjell bukë nga shtëpia.