Rreze Dielli 15 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Makarona me asparag,pesto,domate të thata

RrezeDielliOfficial 2019-05-29

Views 5

Makarona me asparag, pesto dhe domate të thata

Përbërësit:

1 tufë asparag

320 gr makarona

2 lgj pesto xhenoveze

60 gr domate të thata në vaj

2 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

parmixhan i grirë

Përgatitja:

Shpëlajmë dhe pasi pastrojmë fundet e asparagut i presim ato në copa me gjatësi 2-3 cm. Vendosim asparagët në një tepsi duke i spërkatur me pak vaj, kripë dhe piper të zi. Më pas vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 120ºc për 10 minuta. Por dhe mund të kalojmë në një tigan zgare.

Vendosim makaronat në ujë të valuar me kripë për të zier 10-12 minuta (aldente). Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj, 2 lugë gjelle pesto xhenoveze dhe pak ujë nga lëngu i makaronave. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas. Shtojmë domatet e prera në shirita, asparagët e pjekur në furrë ose zgarë, peston e holluar pak dhe i trazojmë mirë makaronat. I shërbejmë të ngrohta me pak djathë parmixhan.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS