Me të njëjtin avion ushtarak si Hasanaj, ka mbërritur në atdhe trupi i major Klodian Tanushit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas ceremonia shtetërore do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 -12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, Tanushi do të përcillet për në banesën e fundit, në Varrezat e Dëshmorëve.
Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake, së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj.