#rtvora
Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.
Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.
Homazhet për major Tanushin kanë nisur prej orës 10:00 në Muzeun Historik Kombëtar dhe mbyllen në 12:00.
Të parët që u përkulën mbi arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi ishin familjarët, ndërsa moment prekës ishte parakalimi para fotos së Tanushit i bashkëshortes me të bijën 1 vjeç e gjysmë.
Veç miqve dhe të afërmve, homazhe në nder të majorit zhvilluan edhe kolegë të tij ushtarakë shqiptarë dhe të huaj, ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, ish-deputetët demokratë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Presidenti Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shqiperia-ne-zi-kombetare-deshmorin-e-atdheut-sot-homazhet-klodian-tanushin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz