#rtvora
Deputetja socialiste, Lindita Nikolla e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se sjella e policisë ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi ishte e tepruar.
Më tej Nikolla shtoi se PD e ka kaluar dy herë vijën e kuqe. Një herë më kërcënimin e ambasadorit të OSBE-së dhe një herë me dhunimin e medias, pra reporterëve dhe operatorëve të terrenit.
Nikolla: Nuk ishte e nevojshme edhe pse brenda protokollit të sjelljes së policisë, ai akti ishte i tepruar dhe si i tillë është dënuar edhe nga Kryeministri dhe nga Ministri i Brendshëm. Në vende të tjera të BE-së një shfaqje e tillë do të ishte brenda protokollit të sjelljes së forcave të Policisë së Shtetit.
Duhet thënë se kemi dy herë rastin e tejkalimit dy herë të vijave të kuqe.
Rasti i parë me sjelljen e opozitës dhe kërcënimet ndaj ambasadorit të OSBE-së. E paprecedentë, e rrezikshme dhe e papranueshme, që foca politike që pretendojnë që janë për integrimin europian të kenë atë sjellje ndaj përfaqësuesit të BE-së.
Ne pamë edhe një vijë të dytë të kuqe, kur u dhunua një operator, një reporter, një makinë e një media tjetër. Një tejkalim ky i rrezikshëm që kërkon kthimin në situatat e dhunës ndaj medias së lirë. Të gjitha këto shfaqje rëndojnë imazhin e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dhunimi-i-dollapit-nikolla-sjellja-e-policise-ishte-e-tepruar
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz