#rtvora
Gjykata e Kavajës ka dënuar me burg tetë personat e arrestuar në këtë qytet për tjetërsimin e pronave në bregdet.
Tetë personat akuzohen nga prokuroria se përmes falsifikimit dhe korrupsionit kanë bërë tjetërsimin e 58 hektarëve tokë me pisha në plazhin e Spillesë të ndryshuara në dokumentacion si tokë arë. Pjesë e sipërfaqeve të tjetërsuara ka qenë edhe një sipërfaqe prej 9600 metra/katrorë tokë brenda Komandës së Forcës Ajrore, të cilat i kanë kaluar me certifikatë pronësie një biznesmeni përfitues nga tjetërsimi i pronave.
Gjykata ka vendosur që ish-drejtori i Hipotekës Seid Cikalleshi të dënohet me 2.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.
Ndërkohë juristi Andi Gjeçi është dënuar me 2.4 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike
Ish-regjistruesi i hipotekës së Kavajës Asim Arkaxhiu është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.
Gjykata ka vendosur që ish-punonjësi i hipotekës së Kavajës Aldo Kila të dënohet me 1.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.
I pandehuri tjetër Ilir Kaja, përfitues i pronave është dënuar me 3 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.
Gjykata ka vendosur dy vjet burg për shtetasin Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, duke vendosur ndaj tij edhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.
Në vendim theksohet se e pandehura Drita Kazazi dënohet me 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.
Bazuar në kërkesën e prokurorisë, ish punonjësja e protokollit të Hipotekës së Kavajës Aida Gjoci është dënuar me 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar në ndërmarrjen komunale të bashkisë Kavajë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tjetersimi-i-pronave-ne-spille-denohen-me-18-vite-burg-9-ish-zyrtare-te-hipotekes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz