Wadephul takon Limajn: Dialog e kompromis me Serbinë   - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjermania do të gjejë një zgjidhje për liberalizimn e vizave për qytetarët e Kosovës. Kështu ka deklaruar raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul.Gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj, Wadephul i cili është edhe nënkryetar i grupit parlamentar CDU-CSU, u shpreh se Kosova dhe Serbia  duhet të përgatiten mirë për konferencën e Parisit dhe të jenë në gjendje të arrijnë kompromis.?Ajo që Gjermania mund të bëjë dhe do të bëjë është, natyrisht, është çështja e liberalizimit të vizave e cila është e rëndësishme për Kosovën. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje në kohë të parashikueshme në këtë çështje. Për ne është shumë e rëndësishme që pas konferencës që patëm këtu në Berlin, ideja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve është lënë mënjanë. Kjo mund të jetë zgjedhje për Kosovën, Serbinë ,por mund të shkaktojë më shumë probleme sesa që mund të prodhojë efekte pozitive në zgjedhjen e problemeve mes këtyre dy shteteve. Kështu që këshilla jonë për të dy palët do të jetë të përqendrohen në procesin e komprmisit dhe në përgatitjen e konferencës në Paris më 1 dhe 2 korrik të këtij viti.  Sigurisht për çështjen e tarifave shpresoj te gjendet zgjidhje dhe se kosova do te kontribuoje.?Kurse, Fatmir Limaj pas takimit tha se kosova është e përkushtuar për dialog.?Për ne, Samiti i Berlinit e kemi pasur një mundësi për zhbllokim dhe heqjen nga tavolinat të ideve që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit dhe besoj që takimi i Parisit do të përgatitet edhe më mirë, angazhimi i Gjermanisë për ne është shumë i rëndësishëm dhe na jep siguri dhe ngrit seriozitetin. Jemi të përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për ta përmbyllur këtë çështje, ne duam që vendi ynë dhe investimi ynë i përbashkët për 20 vite në një shoqëri multietnike me asnjë gjë të mos cenohet, ne duam ta konsolidojmë shtetin tonë dhe duam si vendet tjera të rajonit të rrugëtojmë drejt qëllimit të përbashkët për integrime evropiane.?Vizita e zëvendskryeministrit Limaj në Gjermani vjen  disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Share This Video


Download

  
Report form