Basha: Serbet ma propozuan edhe mua ndryshimin e kufijve te Kosoves

RTV KLAN 2019-05-29

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pohuar për herë të parë gjatë një takimi me emigrantë shqiptarë në Londër, se serbët i kanë propozuar edhe atij gjatë kohës që ka qenë Ministër i Jashtëm projektin për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

?Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo Ministri të Jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S?e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar. Kanë ardhur, në atë kohë,  autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.?

Kryedemokrati tha se nuk ia kishte marrë mendja kurrë që një propozim të serbëve ta dëgjonte edhe nga goja e lidershipit shqiptar dhe kosovar.

?Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t?i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!?/tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form