#rtvora
Cilësia e dobët e ushqimeve dhe moszbatimi i ligjit nga ana e inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor kanë nxitur të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës të protestojnë sot përpara Drejtorisë së AKU-së.
Në mënyrë simbolike, të rinjtë demokratë goditën me domate zyrat e AKU-së.
Me pankarta në duar, ata kërkuan më tepër seriozitet dhe kontrolle nga ky institucion, duke theksuar se papërgjegjshmëria e inspektorëve që nuk zbatojnë ligjin po vret dita-ditës qytetarët.
"Inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhësa, duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone" janë shprehur ata.
Cilësia e ushqimeve dhe nxjerrja në tregje e perimeve me pesticide është ndër problemet më të mprehta për konsumatorin shqiptar, sidomos tashmë që temperaturat janë rritur ndjeshëm.
Vetë inspektorët e AKU-së e kanë të pamundur për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërkohë që në periudhën e verës në zonën e plazhit tregtohen produkte të pakontrolluara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/po-hame-perime-me-pesticide-te-rinjte-demokrate-sulmojne-me-domate-aku-ne-ne-durres
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz