Të gjitha mensat sociale të bashkisë së Tiranës, që prej fillimit të muajit të Ramazanit, shtrojnë çdo ditë iftar për personat në nevoje që agjerojnë. Në iftarin e radhës, ka shërbyer edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i skuadrës Kombëtare të futbollit, Lorik Cana.
?Jam sot shumë i lumtur për disa arsye: Shpesh herë festat dhe darkat i bëjmë për personalitete, drejtues të fesë, ambasadorë, por gjëja që më jep mua më shumë kënaqësi, jam i sigurt edhe Lorikut, është kur respektin dhe nderimin e bëjmë për ata që vijnë në qendrat tona sociale, ku bëhet një punë jo vetëm gjatë Ramazanit, jo për Krishtlindje a Pashkë, jo vetëm për Bajram, por çdo ditë, me të njëjtin pasion, dashuri e përulësi.?
Ish-kapiteni i Kombëtares së futbollit uroi besimtarët që Zoti t?u pranojë sakrificën dhe agjërimin.
?Shoh që jeni edhe në një moshë më të madhe se ne. Unë jam rritur jashtë për 15 vite dhe nuk kam pasur shumë mundësi t?i shoh gjyshërit e mi, tani po shkoj më shpesh, por më mungojnë, kështu që po mundohem ta heq pak këtë mall edhe me ju. Zoti ju pranoftë sakrificën dhe agjërimin.?
Kryebashkiaku falënderoi punonjësit e këtyre qendrave për punën që bëjnë në shërbim të njerëzve në nevoje.
Tv Klan