Report TV -20 plumba mbi banesën e shefit të shërbimeve në Selenicë, i riu: S'kam konflikte

Report TV 2019-05-29

Views 0

Banesa e shefit të shërbimeve publike në bashkinë e Selenicës është qëlluar me breshëri kallashnikovi në orën 01:00 të mesnatës në rrethana ende të paqarta. Report Tv sjell pamjet nga banesa e 26-vjeçarit Xhuljo Marra në Selenicë që është qëlluar me breshëri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në murin rrethues, por edhe pjesët e tjera duken shenjat e plumbave që zbrazën nga armët mbrëmë autorët. Marra është person pa precedent penal dhe prej tre vitesh punon në bashkinë e Selenicës, që drejtohet nga Përparim Shametaj i zgjedhur nga PD-ja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit, por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Ngjarja duket se ka qenë një paralajmërim për Marrën, por ai mohon që të ketë konflikte.

Share This Video


Download

  
Report form