Report TV -Ende ndotin detin! Bizneset në Durrës derdhin ujërat e zeza në gropa septike

Report TV 2019-05-30

Views 0

Në qytetin e Durrësit ujërat e zeza vijojnë të shkarkohen ende në det.

"Nga shifrat rezulton se 18 subjekte turistike i bëjnë ende shkarkimet e ujërave të ndotura në gropa septike", tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, në një mbledhje të Task-Forcës së Turizmit në qytetin bregdetar .

"Bizneset janë njoftuar, por jemi përsëri vonë! Gropat septike duhen eliminuar?, tha ministri Klosi.

Kush zgjedh bregdetin për të pushuar duhet të marrë parasysh edhe muzikën e lartë. Por ministri Klosi tha se ende nuk ka një hartë të zonave se ku do të lejohet muzika dhe në çfarë oraresh. Me miratimin e kësaj harte së shpejti, në raste shkeljes do të ketë ndëshkime që parashikohen në ndryshimet e Kodit Penal.

?Ende sot nuk kemi një hartë të zonave, ku dhe kur do te lejohet muzika. Për këtë arsye, një nga ndryshimet në Kodin Penal, parashikon dënim penal për ata që shkaktojnë zhurma mbi normën e lejuar", tha Klosi.

Porosi të tjera që Klosi la ende pa u çelur sezoni turistik, ishin edhe shitësit ambulantë. Sipas ministrit, operatorët turistikë që kërkojnë të marrin plazhe me qira duhet të kenë një plan të qartë dhe të rregullt për mirëmenaxhimin e tij, përndryshe do ta humbasë këtë të drejtë!

"Tour operatorët duhet të sigurojnë vrojtues të licencuar, duhet t'i sigurojnë pushuesve pastërti, siguri dhe cilësi në shërbime dhe qarku i Durrësit e ka këte mundësi?, tha ministri Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form