Ndonëse maxhoranca ka ndezur motorët për zgjedhjet vendore, Lulzim Basha ia ripërsëriti edhe nga Berati kundërshtarit të tij politik qëndrimin e palëkundur se në 30 Qershor nuk do të ketë betejë pa opozitën. Kryeministrin Rama e akuzoi se në bashkëpunimin me krimin po përgatit një grusht shteti kushtetues për të çimetuar pushtetin e tij politik.
?30 Qershori s'është ditë zgjedhjesh, por tentativë kushtetuese për grusht shteti . S?do ketë zgjedhje me krimin hajdutët".
Një paralajmërim i e pati për kreun e qeverisë nëse në 30 Qershor do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve lokale.
"Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci. Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë".
Pa koment nuk la edhe qëndrimin e kryeminsitrit se shtyrja e datës së zgjedhjeve është antikushtetuese.
Prerazi mohoi çdo pazar me Edi Ramën, ndërsa një paralajmërim i dha edhe dy prej eksponentëve të Partisë socialiste të vënë nën shënjestër për lidhje me blerjen e votave.
Basha i ftoi beratasit që në 25 Maj të bashkohen në protestën e opozitës për t?i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.
Tv Klan