Report TV - Meta 'sulmon' Euralius-in për Reformën: Kjo nuk është drejtësi europiane

Report TV 2019-05-29

Views 0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë mjaft i ashpër me Euralius, (misioni i asistencës së BE-së për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri). Kreu i shtetit tha se nuk mund të thotë se reforma në drejtësi ka qenë sukses, ndërsa u ndal te ngërçi te Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, hallkë kryesore për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se pas ngërçit që u krijua me shortin e KED u kërkoi të gjitha institucioneve që të diskutojnë dhe vendosin, por misioni Euralius kishte refuzuar, sipas kreut të shtetit me argumentin se 'ishin mision teknik'. Por kjo për Metën do të thotë se kishin marrë porosi politike dhe ai shtoi se e di nga u mor kjo porosi. 'Kjo nuk është drejtësi europiane' shpërtheu' më pas Meta kundër misionit dhe ndërkombëtarëve duke thënë se nuk mund ta dhunojnë Kushtetutën.

"Ne do të flasim për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. I jam shmangur publikisht. Por po bëhen tre vite nga miratimi i reformës në drejtësi, mund të them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presion, por me standarde, nëse duhet me emra asnjëherë nuk është e qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucioneve. Të vijmë te rasti i Gjykatës Kushtetuese se nuk mund të jem i qetë pa e nxjerrë këtë merak. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, që është institucioni kryesor për reformën në drejtësi. Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Kërkova angazhimin me shkrim të delegacionit europian dhe Euralius që paguhet për këtë.

Share This Video


Download

  
Report form