RTV Ora - Meta: Nuk rivizatohen kufijtë! Ndërhyrja e Shqipërisë cënon sovranitetin e Kosovës

Ora News Lajme 2019-05-30

Views 0

#rtvora
Presidenti Ilir Meta tha se nuk është e lehtë të bëhet rivizatimi i kufijve të Ballkanit. Ai mori shembullin e ish-Presidentit kroat Franjo Tuxhman, i cili ra dakord me Millosheviçin për një gjë të tillë dhe u vranë mijëra njerëz.

Meta: Në Ballkan çdo popull është më i madhi në botë. Shikoni këngën, shikoni historitë. Asnjë nuk pranon që tjetri është më i madh. Në Ballkan çdo komb është diku shumicë, diku pakicë. Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj, sepse ne e dimë shumë mirë se Tuxhmani me Millosheviçin ranë dakord për të rivizatuar kufijtë , por ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodhi sesa qindra mijëra njerëz u vranë në Ballkan dhe asnjë cm nuk u ndryshua. Ne e dimë shumë mirë sesa marrëdhënie vëllazërore ka mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Meta tha se Shqipëria është faktor stabilizues në rajon dhe ndërhyrja jonë në dialogun Kosovë-Serbi cënon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Meta: Kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria në këtë çështje thjesht është një mbështetëse e këtij dialogu, sepse në momentin që Shqipëria apo çdo aktor i Shqipërisë hyn në këtë dialog cënon sovranitetin e institucioneve të Kosovës. Shqipëria ka njohur Kosovën, ka qenë në vendet e para, e njeh dhe do ta njohë gjithmonë dhe kjo do të thotë që ne duhet të respektojmë institucionet e Kosovës në dialogun me Serbinë. Kush thotë që do diskutojmë me Tiranën apo do kufizojmë serbët me shqiptarët mjafton të shohim atë filmin që kemi parë dekada më parë në Ballkan. Ne jemi në bashkëjetesë me shqiptarët, serbët, malazezët, kroatët etj. Nuk duhet të zbehim atë rol konstruktiv pozitiv që ka patur ka dhe duhet të ketë Shqipëria. Detyra jonë është të nxisim unifikimin dhe ndërtimin e konsensusit të brendshëm në Kosovë, këtë e kemi detyrim. Së dyti tu kërkojmë një bashkërendim me BE dhe SHBA. Nëse dikush mendon se duhet të angazhohet më shumë SHBA dhe më pak BE apo e kundërta, kjo është e gabuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-nuk-rivizatohen-kufijte-aq-kollaj-nderhyrja-e-shqiperise-cenon-sovranitetin-e-kosoves
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form