Krimet e komunizmit, debat në sallen e Kuvendit

RTV KLAN 2019-05-30

Views 2

Sa herë ka një diskutim për historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare tonet ngrihen.  Deputeti Spartak Braho dhe kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, deputeti me i ri i ulur në radhët e opozitës, janë përplasur ashpër në sallën e parlamentit ndërkohë që diskutohet mbi raportin vjetor të institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit.

Akuzat e tij, Braho ia adresonte kreut të këtij Instituti, Agron Tufës, me të cilin ka një përplasje publike e që ka dhe një padi penale në gjykate, por përgjigjen e ka marrë nga Alimadhi.

Braho kërkon largimin e Tufës nga drejtimi i Institutit, ndërsa ky i fundit i rekomandoi Kuvendit të marrë masa për të larguar nga institucionet publike njerëz që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Vetëm pak javë më parë Tufa e akuzoi Brahon se e kishte kërcënuar me jetë ndërsa publikoi dhe një vendim të gjykatës ushtarake se Durrësit, ku Braho kishte urdhëruar si gjyqtar në kohën e komunizmit dënimin me vdekje të një ushtari. Vendim që Braho thotë se është marrë në zbatim të ligjeve në fuqi të asaj kohe pasi ushtari kishte vrarë komandantin e repartit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form