Presidenti Ilir Meta shtroi mbrëmjen e sotme një darkë iftari për besimtarët myslimanë. Gjatë fjalës së tij ai përcolli një mesazh për përhapjen e vlerave njerëzore. Ai deklaroi se politika duhet të jetë reflektuese pasi në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari.
"Muaji i Ramazanit është një mundësi për të shpalosur dashurinë për atdheut. Për Zot dhe për flamur shqiptarët u rreshtuan krah njëri-tjetrit. Muaji i Ramazanit fton besimtarët të tregojnë vlera njerëzore në veçanti për të varfrit dhe të gjithë ata që kanë më shumë nevojë. Besimi tek zoti na jep një forcë për t'iu përkushtuar atdhedashurisë. Shqipëria është e njohur për shembullin e harmonisë fetare. Aleanca dhe harmonia janë instrumenti me të cilin ne përballemi me rrezikun e kohëve moderne. Ky atribut duhet të manifestohet në radhë të parë në politikë. Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari. Edhe politika duhet të jete me reflektuese dhe me shumë besim. Besimi dhe aktet e mira duhet të jenë parësore. Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për të tjetër. Shpresoj që bajrami të na gjejë me begati, të dalim në rrugën e duhur. Ju angazhoj për përpjekjet e mia për të ardhmen e bashkuar të vendit tonë", deklaroi Meta.