FRONTEX kap emigrantët e parë në Kapshticë/ Hoxha: Misioni shërben dhe si shkëmbim eksperience

Report TV 2019-05-30

Views 1

Vetëm pak ditë nga zyrtarizmi i marrëveshjes, FRONTEX ka nisur nga puna për vrojtimin dhe ruajtjen e pikave kufitare në atë të Kakavijës dhe të Kapshticës që lidhin Shqipërinë dhe Greqinë. Në ditën e katërt të patrullimit në kufi, u kapën 24 emigrantë që vinin nga vendet e lindjes, që pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

Drejtori kufirit në Kakavijë Idajet Hoxha në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje rreth misionit të agjencisë si dhe ka treguar se ky shërbim do të shërbejë dhe si një shkëmbim experiencw mes forcave të policisë së vendit dhe FRONTEX ku përgjegjësinw kryesore të mbikëqyrjes së kufirit e ka policia shqiptare.

"Patrullat e policisë bashkë me FRONTEX janë shtatë patrulla të kufirit të gjelbër ku dy janë anëtarë të FRONTEX dhe një është përfaqësues i kufirit drejtorisë vendore Gjirokastër. Konstatimin e rasteve të veprave penale në vijën kufitare përgjegjësi kryesor nga ana dokumentare është roja kufitare shqiptare. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë kompetenca ata njëkohësisht bashkë me shërbimet tona kryejnë të gjithë procedurat e rojës kufitare. Sa i takon ekspertëve thashë është një ekspert i atashuar pranë pikës së kalimit kufitar Kakavijë kryesisht për dokumentet e falsifikuara njëkohësisht edhe veprave tjera trafikimi siç janë trafikimi me mjete motorike të vjedhura, trafikimi emigrantëve, trafikimi lënëve narkotike", u shpreh Hoxha .

Marrëveshja FRONTEX nisi zyrtarisht misionin e saj më 22 Maj dhe për herë të parë kryen operacionin e saj në një territorit të një vendi që nuk bën pjesë në Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form