Stop - Sarande/ Bashkia nuk “njeh” gjykaten per rifreskim te lejes se ndertimit! (24 maj 2019)

RTV KLAN 2019-05-30

Views 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-190-sezoni-4/

Emisioni ?Stop? në Tv Klan është ndalur në Sarandë për shkak të denoncimit të një qytetari nga Maqedonia, Enver Fetës. Ai tregon se zgjodhi Shqipërinë për të jetuar dhe investuar. Por gjërat i dolën jashtë parashikimeve.

Enveri thotë se i bleu Jorgo Nikolës një tokë me certifikatë pronësie, por që i kishte mbaruar leja e ndërtimit. Pasi kërkuan disa herë në Bashkinë e Sarandës leje rifreskimi dhe gjithmonë iu refuzohej, iu drejtuan gjykatës dhe kjo e fundit vendosi rifreskimin e lejes së ndërtimit. Por Bashkia Sarandë nuk zbaton vendimin gjyqësor dhe nuk e rifreskon lejen.

Enver Feta: Prej 10 vitesh jetoj këtu dhe merrem me shit-blerje të apartamenteve dhe po ashtu në 2017 hapa një interes për blerje të tokës, që faktikisht e bleva nga një zotëri që e ka emrin Jorgo Nikolla. Toka ka certifikatë prone, ka leje ndërtimi, leja e ndërtimit është e paguar, mirëpo pronari që ma shiti tokën më tha që afati për ndërtim më ka kaluar, por do ta rifreskojmë dhe atëherë do të marri diferencën e pazarit që kemi bërë ne. Faktikisht kam kërkuar disa herë në Bashki për ta rifreskuar lejen, ata nuk e kanë dhënë, nuk e di për çfarë arsye. Dhe pastaj iu drejtua gjykatës. Pas disa seancave ka vendosur dhe ka bërë vendim gjykate të rifreskohet leja nga Bashkia. Akoma nuk e kanë rifreskuar lejen, nuk e di për çfarë arsye. Me këto kushte që janë, mundohesh të bësh një punë të drejtë. Faktikisht do të ndërtoja një pallat me atë lejen që kanë, 3 kate + 1 kat, papafingo. Do t?i bëja apartamentet me cilësi të lartë, disa do t?i mbaja e disa do t?i shisja.

Gazetarja e emisionit ?Stop? pyeti përmbaruesin Fisnik Bajrami, i cili ishte kontraktuar nga qytetari Enver Feta për të zbatuar vendimin e Gjykatës. Ai tregon se puna e tyre ka hasur në pengesë nga ana e Bashkisë së Sarandës dhe ZRPP Sarandë. Për këtë arsye, përmbarimi ka vendosur edhe një gjobë prej 40 mijë Lekësh të reja.

Përmbaruesi Fisnik Bajrami: Zotëria ka sjellë një vendim për ekzekutim, por kemi hasur në pengesën e Bashkisë Sarandë dhe të ZRPP Sarandë, pasi Bashkia Sarandë refuzon të kryejë zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit, me pretendimin se mbi këtë pasuri rezulton truall masë kufizimi. I referohemi kësaj baze ligjore që i referohet edhe Bashkia Sarandë, një masë kufizimi mund të zgjasë maksimalisht 1 muaj. Pas 1 muaji, regjistruesi është i detyruar të kryejë heqjen e masës së kufizimit. Në rastin konkret kemi kërkuar kartelën e pasurisë nga ZRPP Sarandë. Pasi na është refuzuar të jepet kjo kartelë kemi marrë dhe sanksione për ZRPP Sarandë, i kemi vendosur 40 mijë Lekë të reja për mospajisje me kartelë dhe dhënien e kartelës me masë kufizimi. Bashkia me pretendimin e kësaj mase të kufizimit nuk vazhdon zgjatjen e afatit të lejes me këtë bazë ligjore.

?Stop? u interesua edhe pranë ZRPP Sarandë, dhe gjat...

Share This Video


Download

  
Report form