RTV Ora – Banorët e Arapajt kërkojnë zgjidhje për “rrugën e vdekjes”

Ora News Lajme 2019-05-30

Views 0

#rtvora
Banorët e Arapajt thonë se po përballen me neglizhencën e Ministrisë së Infrastrukturës për ti dhënë zgjidhje një problematike që ka shkaktuar viktima në rrugën Ura e Shkozetit-Plepa. Ata kërkojnë ndërtimin aty të një mbikalimi dhe paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat në rast se Ministria e drejtuar nga Belinda Balluku nuk do tu përgjigjet.

Mos reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës, drejtuar nga Belinda Balluku ngriti sërish në protestë banorët e Lagjes 13 në Durrës.

Banor: "Përgjigje më ka kthyer vetëm ministria e rendit. Më tha që e ka Bashkia dhe Prefektura. Shkojmë tek Bashkia thotë nuk e kemi ne, e ka rrugorja."

Prej disa muajsh, komuniteti i lagjes Arapaj kërkojnë zgjidhje për vendkalimin e rrugës Ura e Shkozetit-Plepa.

Që kur semafori që u shërbente këtyre banorëve u prish, Drejtoria rrugëve vendosi aty blloqe betoni për të ndaluar lëvizjen nga një krah të në tjetrin.

Në këto kushte banorët dhe makinat duhet të udhëtojnë rreth një kilometër më shumë për të kaluar rrugën.

Banore: "Sa herë kalojmë them shyqyr shpëtuan dhe këtë radhë."

Por teksa drejtuesit e automjeteve të detyruar ashtu veprojnë, ndërsa këmbësorët rrezikojnë jetën duke kaluar me shpejtësi rrugën.

Po kjo mënyrë e ekstreme ka shkaktuar edhe viktima, ndaj banorët e kanë cilësuar këtë aks si rruga e vdekjes.

Ndaj ata kërkojnë ndërtimin aty të një mbikalimi.

Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse propozimet e tyre nuk meren parasysh nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/banoret-e-arapajt-kerkojne-zgjidhje-rrugen-e-vdekjes
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS