Report TV - Partizani dhe Gega i ftojnë të gjithë për titullin, Tirana dhe Laçi luajnë mbijetesën

Report TV 2019-05-30

Views 1

Të dielën në orën 16:30 do të luhet java e parafundit e Superligës ku pritet të ketë të tjera verdikte përveç titullit kampion. Partizani i cili e ka siguruar titullin do të presë në ?Selman Stërmasi? Kukësin e vendit të dytë, që përballë të kuqve synon fitoren për të mos rrezikuar zonën Europiane. Ndërkohë te të kuqtë gjatë javës kanë munguar në strëvitje katër futbollistë, portieri Hoxha, Trashi, Telushi dhe Mala, të thirrur nga ekipi kombëtar. Një arritje kjo jo vetëm për futbollistët, por edhe për klubin.

?Të gjithë jemi të kënaur dhe të lumtur. Besoj se e kanë merituar, djersa dhe mundi I tyre është shpërblyer. Është një thirrje, një zbor, ose soleksionim, Pozitive që trajneri i kombëtares e ka bërë këtë gjë.?

Më shumë se sa te ndeshja Partizani është i fokusuar te festa, pasi në përfundim të 90 minutave me Kukësin do t?i dorëzohet titulli kampion. Përveç festës në fushë klubi do të organizojë edhe një festë madhështore në sheshin ?Nënë Tereza?, duke filluar nga ora 19:30, ku do të përformojnë edhe këngëtarë të famshëm shqiptar. Për këtë ngjarje trajneri Gega nuk ka nguruar t?i ftojë të gjithë.

?Do kisha dëshirë që çdo njeri që merr frymë të marrë pjesë në festë. Sheshi ?Nënë Tereza? është i madh dhe mban sa të duash. Çdo njeri që e ndjen, që ka kontrbiuar, ka dëshirë, është gëzuar për këtë trofe pavarësisht se ka qenë skeptik, nëqoftëse e ka dashur këtë bluzë pa interes le të vijë nesër në darkë. ?Nënë tereza? është pa dyer e pa dritare, kështu që le të vijnë.?

Share This Video


Download

  
Report form