64 çështje regjistrohen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kur ka kaluar një vit nga nisja e Vetingut për prokurorët e gjyqtarët, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar 64 çështje, 40 prej të cilave në vitin 2018 dhe 24 të tjera deri në Maj të këtij viti. Deri më tani, shkalla e dytë e Vetingut ka përfunduar vetëm 23 çështje në ngarkim të subjekteve të rivlerësimit. Duke iu referuar shifrave, numrin më të lartë të apelimeve e zëne prokurorët e gjyqtarët. Nga 64 çështje në Kolegj, 43 prej tyre janë ankimuar nga subjektet e rivlerësimit, ndërsa 21 të tjera nga Komisioneri Publik. Ne shumicën e vendimeve, kolegji ka lënë në fuqi vendimet e dhëna nga shkalla e parë e Vetingut, ndërsa ne katër raste ka rrezuar vendimet e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Kështu, Kolegji ka rrëzuar vetëm vendimet për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, prokuroren dhe anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdarin, gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Astrit Faqollin, si dhe anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamajn. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konfirmoi ata në detyrë, por Kolegji i shkarkoi përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form