Për festivalet ndërkombëtare të filmave, atyre më të rëndësishëm dhe më pak, filmat e Xhanfize Kekos mbeten më të pëlqyerit për t'i përfshirë në programet e tyre. Rrugëtimi i krijimeve të regjisores së vetme grua të filmave për fëmijë ndalet në Çeki.
Në seksionin ?Zbulo dhe eksploro Ballkanin? në ?Festivalin e Filmit në Zlin?, Shqipëria i prezantohet publikut me ?Mimoza Llastica? dhe ?Tomka dhe shokët e tij?.
Genc Përmeti që është edhe distributori i tyre thotë se interesi i kritikës për ta njohur botën me Xhanfize Kekon është: "Përqasja stilistikore e autores, me zgjuarsi zgjodhi të bënte tema të trajtuara në këndvështrimin e fëmijës. Kishte dhe avantazhin që mund të eksperimentonte nëpërmjet formës, pra duke futur sekuenca ëndrre, apo qoftë edhe këndvështrimet e kamerës".
"Historitë e fëmijëve janë universale, për shembull kur xhirohej një film, kur ishte projeksioni i filmit në festival ka pasur edhe të qara nga publiku austriak, sepse e përjetuan atë moment, atë krizë të familjes siç e përjeton çdo familje në botë".
Përfitimi i Shqipërisë?
"Në radhë të parë është imazhi, në radhë të dytë ne tregojmë që kemi industri".
Suksesi nuk do të ishte i mundur pa restaurimin e një pjesë të krijimtarisë e cila është në pritje të zgjerimit të listës së filmave që i përgjigjen parametrave që teknologjia e sotme ta kërkon.
"Së shpejti do të kemi dhe "Qyteti më i ri në botë", jemi në procesin e negocimit që të bëjmë edhe "Beni ecën vetë".
Lajmi i mirë!
"Jemi në pritje të një konfirmimi në një ndër vendet më të mëdha kinematografike që njihet në botë, por për momentin nuk mund të them më tepër se kaq".