Vizita ne “erresiren” e “Shtepise se Gjetheve”

RTV KLAN 2019-05-30

Views 1

Instalimi 50 vjeçar i diktaturës në Shqipëri i dedikohet edhe kësaj ndërtesë.

Një kontroll total mbi mendjen, mbi trupin dhe mbi shpirtrat e shqiptareve. Ishte ky qëllimi i diktaturës që përdori përgjimin si një aleat. Shtëpia e gjetheve e kthyer në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve ka sot kureshtjen e turisteve te huaj qe njohin përmes tij një nga pjesët më të errëta, por edhe absurde te historisë së vendit tonë.

I ndarë në 9 sektore, shtëpia e gjetheve rrëfen me video, aparatura dhe dokumente sesi u përgjuan, kontrolluan dhe spiunuan njerëz të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Për turistët e huaj përballja me këtë pjesë të errët të historisë shqiptare është sa e çuditshme, aq edhe e rëndësishme për t?u njohur nga e gjithë bota.

 -?Më dha një ndjesi të çuditshme teksa lëviza nëpër dhomat ku me qindra  njerëz janë torturuar. Sigurisht që është shumë e padrejtë ta portretizosh tjetrin si armik të një sistemi politik vetëm se do të shpreh ndjesitë dhe kritikat e tij?.

-?Për fat të keq nuk pata mundësi të lexoja të gjithë informacionin, por ishte përballje e fortë emocionale të shikoje pajisje dhe kamera që tregojnë një të shkuar të hidhur.

-?Është shumë interesante të shikosh një godinë që tregon shumë për të kaluarën. Mbart një pjesë të errët të historisë botërore jo vetëm shqiptare, ndaj është impresionuese kur e sheh nga afër?.

-? Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mësojnë shqiptarët dhe e gjithë bota se çfarë ka ndodhur në të kaluarën në mënyrë që të mos ndodhë sërish.? 

Interesi për të mësuar rreth së kaluar ka ardhur gjithnjë e në rritje. Deri në 25 maj të këtij viti 2139 vizitorë kanë parë nga afër shtëpinë e gjetheve, krahasuar me 1920 vizitorë gjatë Majit të 2018-ës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form