Report TV -Balla: Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik

Report TV 2019-05-30

Views 0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka inspektuar punimet e fazës së tretë të projektit të Rilindjes Urbane të Belshit, i cili parashikon ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave përreth liqenit, pa munguar as hapësirat rekreative.

Në fjalën e tij, Balla tha se Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik, edhe pse investimi ende nuk ka përfunduar.

?Do të jetë një projekt modern, sepse synohet, jo vetëm krijimi i një unaze përreth gjithë liqenit, por edhe me kënde rekreative të cilat e bëjnë të gjithë hapësirën të shfrytëzueshme.Është një investim rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra, në një bashkëpunim shumë të frytshëm mes Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Belshit?, deklaroi Balla.

Qyteza e bukur buzë liqenit, tashmë pret vizitorë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm. Po ashtu, investimet në liqenin e Seferanit, pedonalja, krijimi i bujtinave, aktivitete të shumta në natyrë, kulinaria me prodhime bio të zonës e bëjnë Belshin destinacion të fundjavave.

Share This Video


Download

  
Report form