Nis shperndarja e Kartes se studentit

RTV KLAN 2019-05-30

Views 1

Studentë të Fakultetit Ekonomik janë të parët që kanë marrë në duar Kartën e Studentit. Procesi për marrjen e kartës u ndoq nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili dha edhe disa sqarime rreth procesit.

?Kemi rreth 100 mijë karta për rreth 80 mijë studentë. Kështu që, parashikojmë deri në fund të muajit shumica ta kenë marrë...Studentët e vitit të dytë për dy vite dhe studentët e vitit të tretë apo të masterit, e marrin në Tetor deri sa mbaron afati i tyre. Duke filluar nga sot çdo pikë që ofron këtë shërbim do të ketë një stiker që thotë ?këtu pranohet karta e studentit.?

Teksa i dorëzoi kartën një prej studentëve, kreu i qeverise nuk kursen humorin.

?Faleminderit që nuk po protestoni pse ka radhë. Kjo është shenjë e rëndësishme durimi.?

Shembulli i bashkisë së Tiranës në implementimin e Kartës se Studentit sipas Kryeministrit duhet ndjekur nga të gjitha bashkitë ku ka studentë.

?E kanë gati edhe eksperiencën, edhe sistemin, mjafton që ta vënë atë në punë. Ne do t?i shtyjmë, do t?i nxisim, e nëse nuk do na dëgjojnë, do ju lutemi dhe ju që të bëni një protestë tjetër tek dera e bashkisë dhe ?duam kartat tona, duam kartat tona? dhe kjo gjë do realizohet.?

Karta do t?ju mundësojë studenteve lehtësira në 62 shërbime publike dhe mbi 40 kompani private. Pajisja e studenteve me kartë parashikohet të përfundojë në fillim të muajit Korrik.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form