RTV Ora - Dosja për 613 kg kokainë shkon në gjykatë, Arbër Çekajt i komunikohet akuza në Gjermani

Ora News Lajme 2019-05-30

Views 1

#rtvora

Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë të kapur në kontenierët e bananeve në portin e Durrësit. Mësohet se pronari i firmës ?Arbri Garden?, Arbër Cekaj është marrë i pandehur në mungesë ndërsa akuza i është komunikuar në shtetin Gjerman ku ndodhet i arrestuar.

Po kështu të pandehur janë edhe Armando Pezaku dhe Donald Lushaj. Tashmë do të jetë gjykata që do të vendosë nëse me këtë prova dosja do të vejë në gjyq. Sasia e lëndës narkotike u kap më 27 shkurt 2018 në Maminas në kontenierët e bananeve të Arbri Garden në pronësi të Arbër Çekaj.

Aktualisht në Shqipëri për këtë çështje janë të arrestuar menaxheri i kompanisë ?Arbri Garden? Donaldo Lushaj dhe një shofer kamioni i quajtur Armando Pezaku.

Të dy këta persona ndodhet në qeli, ndërkohë të dy ata kanë refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke deklaruar se nuk kishin dijeni që brenda në dyshemenë e kontenierit të gjendej sasia prej 613 kg kokainë. Gjermania vendosi të refuzojë kërkesën e prokurorisë shqiptare, për ekstradimin e Çekaj në Shqipëri, me argumentin se ky person është nën hetim në shtetin e tyre.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dosja-613-kg-kokaine-shkon-ne-gjykate-arber-cekajt-i-komunikohet-akuza-ne-gjermani

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form