#rtvora
Opozita e bashkuar ndryshon datën e protestës kombëtare duke e spostuar me dy ditë.
Protesta nuk do të zhvillohet me 31 maj sikurse ishte njoftuar për shkak se është Nata e Kadrit, natë feste për besimtarët myslimanë, por me 2 qershor në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Ndërkohë mazhoranca pritet të çelë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit një ditë para protestës, me 1 qershor.
Njoftimi u bë nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi i cili me një mesazh u ka shpjeguar arsyet e shtyrjes.
Në protestën e fundit Lulzim Basha tha se thyerja e agjerimit e gjeti në podium ndërsa ai në respekt të besimtarëve myslimanë u kërkoi protestuesve ta respektojnë në heshtje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nata-e-kadrit-shtyn-protesten-e-opozites-me-2-qershor
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz