Qendra e Realizimit dhe Riprodhimit të Veprave të Artit në rang kombëtar është shkrirë. Tashmë, kjo qendër do të funksionojë vetëm si rajonale, për Bashkinë e Tiranës. Ndërsa, ajo që ende nuk është e qartë, është se si do të restaurohen apo mirëmbahen veprat në rrethe. Ish- drejtori i Qendrës Kombëtare të Realizimit të Veprave të Artit, skulptori Agim Rada, mendon se kjo është një fatkeqësi e madhe, pasi për këto vepra do të kujdesën njerëz të paspecializuar.
?Para tre muajsh ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mori një vendim edhe si përfundim e mbylli këtë qendër. U trondita shumë , e quajta një tragjedi këtë, për vete edhe për skulptorët e njohur Muntaz Dhrami, Hektor Dule etj. Por megjithatë, çdo e keqe ka një të mirë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, vendosi që të na merrte. Mirë për Tiranën do të kujdesem, por për veprat e artit të rretheve çdo të bëhet. Do të kujdesen bashkitë? Aq më keq. Dekori i qytetit me njerëz profanë, pa i fyer, sepse ata nuk dinë, por ata nuk e kanë për problem, që me një sprite 250 lekë ta lyejnë veprën, edhe do ta degradojnë?, shprehet skulptori Rada.
Nga ana tjetër Rada mendon se në çdo bashki duhet që të ngrihet një komision, jo vetëm me artistë, por me arkitektë, me akademikë, historianë, që të mos vendosin vepra dosido në sheshe, sepse skulpturat nëse vendosen, nuk hiqen më.
?Para se t?i heqim, mirë është që mos t?i vëmë. Ato që vihen duhet të kalojnë një sit, jo siç ka qenë dikur me mesazhe propaganduese, por që të jenë estetike edhe t?i rezistojnë kohës?, thota Rada.
Ndërsa, skulptorja Suzana Kuka Varvarica, e konsideron shumë të rëndësishme restaurimin e veprave, pavarësisht periudhës kohore që ato i përkasin