Lirohet Gjuzi, i dyshuri për vrasjen Majollarit, nëna e Marios: Drejtësi e korruptuar

Report TV 2019-05-30

Views 3

Pas një viti nga vrasja e Marjo Majollarit në Tiranë prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar dhe të arrestuar. Me kërkesë të akuzës janë pushuar edhe hetimet për Kastriot Gjuzin të dyshuar për këtë krim, si vrasje e kryer për hakmarrje. Gjykata ka miratuar kërkesën për pushimin e hetimeve për shkak të mungesës së provave ndaj Gjuzit i cili tashmë ka fituar lirinë.

Në përfundim të seancës për pushimin e hetimeve nëna e Majollarit ka hedhur akuza ndaj gjykatës e prokurorisë duke deklaruar se do ankimojë këtë vendim.

?Shteti i doli për zot djalit tim dhe e ktheu, prisja më shumë. Nuk kam marr avokat por do ta ankimoj çështjen. Ky ishte shteti që ma ktheu, që i doli për zot që ka sigurinë, është ky shtet që ma vrau dhe po mbron kriminelin. Këta janë të gjithë të korruptuar, çfarë drejtësie është kjo.

Jam thirrur vetëm njëherë nga Prokuroria dhe jam thirrur për herë të dytë kur m'u dha dosja, nuk kam mundur ta lexoja të gjithën por i pyeta se çfarë përmblidhte. Më thanë që është sekuestruar arma. Djalin e kam pasur flori, shihte punën e vete, hallin e vet, i vetmi faji ishte që kishte atë mbiemër dhe atë gjak.

Ka qenë punëtor. Ku është drejtësia, ku është shteti që ka bërë Edi Rama?? tha ajo.

Share This Video


Download

  
Report form