Një mjet tip BMW me targa AA 454 UF, është djegur gjatë natës në afërsi të qendrës së qytetit të Fushë-Krujës, pranë qendrës shëndetësore.
Flakët në automjet janë vënë re nga banorët rreth orës 01:30 të mëngjesit. Ata kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se mjeti i përket një emigranti i cili ishte kthyer gjatë ditëve të fundit në atdhe.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.