Report TV -Dënohet gjyqtari i parë që u kap me shkelje të ligjit nga vettingu

Report TV 2019-05-31

Views 0

Dënohet gjyqtari i parë që kaloi në sitën e vettingut ku ju zbuluan probleme me ligjin. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është dënuar me 18 muaj shërbim prove.

Gjykata e Tiranës dha sot këtë vendim ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar dënimin me 18 muaj në burg (1 vit e gjysëm).

Admir Thanza, ka qenë edhe gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndër vite.

Ishte procesi i vettingut dhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit që zbuloi se Admir Thanza prej 19 vitesh fshihte një dënim të dhënë nga drejtësia italiane në vitin 1999 me akuzën e vjedhjes së sendeve dhe produkteve kozmetike në një supermarket në zonën e Pescarës.

Kjo gjetje e ONM-së bëri që më 17 korrik 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ta shkarkonte Thanzën nga detyra duke e nxjerrë jashtë sistemit.

Admir Thanza ankimoi vendimin, por edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimi i tij u la në fuqi.

Kjo pretencë e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas hetimit të nisur kryesisht prej saj dhe letër-porosisë të mbërritur nga Italia ku u faktua gjetja e ONM-së për dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Prokuroria pretendonte se Thanza me ndërgjegje fshehu dënimin e dhënë nga drejtësia italiane në vitin 1999, e për pasojë "një ish-gjyqtar i Lartë sipas prokurorit Habazaj cënoi rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë me këtë veprim që duhet shlyer ", argumentonte prokuroria.

Share This Video


Download

  
Report form