Zbardhet projekti i nenkalimit te ri te “Shqiponjes”

RTV KLAN 2019-05-31

Views 3

Nënkalimi që do të ndërtohet tek Sheshi Shqiponja do të funksionojë si një pikë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet duke zhbllokuar trafikun e automjeteve. Projekti që shihni në këto pamje, përfshin një nënkalim 2 metra nëntokë dhe me një thellësi që shkon  deri në 10 metra. Korsia bazë kryesore është 3.5 m gjerësi, duke lejuar që automjetet të udhëtojnë me 80-100 km /orë.

Ndërsa kur mbërrin në nënkalim, apo tunel, shpejtësia e automjeteve reduktohet deri në 40 km në orë.

Por si do të qarkullojnë automjetet në këtë nënkalim. Ashtu siç duket në këto foto, automjetet që vijnë nga pjesa e unazës së Astirit për tu futur në Durrës duhet të bëjnë një gjysmë rrotullim në nënkalim për tu futur në korsinë që të çon drejt qytetit bregdetar.

Ndërsa  automjetet që vijnë nga Durrësi për tu futur në Tiranë në drejtim të  rrugës dritan hoxha nuk do të kenë ndërprerje të qarkullimit, por vetëm ulje të shpejtësisë në nënkalim.

Në pikën zero , automjetet që vijën nga unaza  e jugut, apo ndryshe zona e astirit për tu futur në unazën e veriut  nuk do të futen në nënkalim , por do të ecin drejt duke mos ndërprerë qarkullimin.

Po ashtu edhe automjetet që dalin nga Tirana për tu futur në autostradë duhet të kalojnë në nënkalim por nuk do e ndërpresin qarkullimin.

Ndërsa të gjithë automjetet që vijnë nga zona e Astirit dhe do të duan të rifuten në unazë, atëherë duhet të kthehen majtas për tu futur në anën tjetër të korsisë.

Projekti, kostoja e të cilit shkon 2.24 miliard Lekë pritet që të miratohet nga Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar, e më pas do t?i hapet rrugë shpalljes së garës për këtë segment. Gjurma e rrugës nuk ka ndryshuar, ndaj pronarët të cilët do të shpronësohen mbeten të njëjtët me vendimin që ka miratuar qeveria një muaj më parë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form