Ekzekutoi ish policin Arrestohet miku i Shullazit!Gjergj Cukali u fundos nga ADN-ja dhe gjurmët

Report TV 2019-05-31

Views 9

Një analizë ADN-je, disa gjurmë gishti dhe biseda telefonike të përgjuara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mundur të zbardhin të dyshuarin kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali. Sipas policisë së Tiranës ai është Gjergj Cukali, një emër mjaft i njohur për policinë kriminale, i cili ka shoqëri me Emiljano Shullazin, Arkimend Lushaj e persona të tjerë të botës së krimit. Ende nuk dihet se cili ka qënë motivi që Cukali ka qëlluar me breshëri automatiku drejt ish-policit Bilali në 30 janar 2019, teksa viktima ka zbritur nga një makinë dhe i është drejtuar derës së shtëpisë në zonën e Selitës. Grupi hetimor ka ngritur dyshime të forta se vrasja e Bilalit mund të jetë kryer me pagesë. Ndërkohë për këtë vrasje në 2 maj 2019 policia e Tiranës arrestoi Arben Tirana (Xhetani), banues në Shkozë, i proceduar disa herë për vjedhje. Momentalisht Xhetani ndodhet në masën e ?arrestit në burg? të caktuar nga gjykata e Tiranës. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi i tij është bërë pas analizimit të provave që u fiksuan në automjeti tip ?Mercedez Benz CLS?, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores, pak orë pas ngjarjes.

Pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtën makinë, me targa AA 757 RV, të vjedhura dy vite më parë nga një ?Fiat Punto? në Vlorë, që ishte përdorur në krim. Ndërsa 28 ditë më pas policia arrestoi për këtë ngjarje Cukalin që njihet si person që drejton një grup të rinjsh në zonën e ?Myslym Shyrit?, i dënuar për rrëmbimin e Fatjon Demrilikës, në vitin 2004 dhe dyshohet se ka gisht në zhdukjen e Klajdi Prengës. Por policia e Tiranës e ka skeduar atë edhe për ?Falsifikim të pasaportave? dhe tregtimin e kokainës dhe heroinës në zona të ndryshme të Tiranës. Cukali është arrestuar disa herë dhe dënuar disa herë nga gjykata. Falë hetimeve 5 mujore policia dhe prokuroria e Tiranës kanë mundur të mbledhin prova të forta për Cukalin në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit.

Ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit. Herën e fundit që Cukali ka pasur probleme me drejtësinë është në vitin 2016, ku i forti i rrugës ?Myslym Shyri? është marrë i pandehur së bashku me 5 persona të tjerë, si person që drejtonte një grup që shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Hetimet e prokurorisë, kanë zbuluar se Cukali ishte drejtuesi i këtij grupi,ndërkohë që gjatë hetimeve ai ka rënë në dijeni të ndjekjes nga policia, dhe për pasojë i ka kërkuar një shoku të tij, që ti bëjë një shërbim. Cukali ka marrë në kontakt me shtetasin Artur Tarja, të cilit i kërkon që të shkojë deri tek kryqëzimi i ?21 Dhjetori?, për të takuar dikë në vendin ku bëhen ?Çelësat?. Në fakt Tarja ka zhvilluar një takim me një person të panjohur pikërisht në këtë vend, nga ku ka marrë informacion se Cukali dhe grupi i tij ishte në mbikëqyrje të plotë dhe se ai do bënte diçka. Mirëpo Cukali ka kërkuar të dinte se sa ishte?? kafja e kësaj pune??, por Tarja nga ana tjetër i ka sugjeruar se personi që kishte takuar tek ?Çelësat?, do...

Share This Video


Download

  
Report form