Admir Thanza, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë shkarkuar nga Vettingu, është dënuar me 18 muaj shërbim prove nga Gjykata e Tiranës. Ai u shpall fajtor për akuzën e falsifikinit të formularit të Dekriminalizimit pasi kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali në vitin 1999. Sipas gjykatës, akuza e Prokurorisë provohet.
Ish-gjyqtari ka qenë vetë i pranishëm në sallë ku edhe ka bërë mbrojtjen duke kundërshtuar hetimin e Prokurorisë, e cila dy javë më parë kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për të. Sipas Thanzës, dënimi i 20 viteve më parë nuk është penal por administrativ dhe ai nuk ka pasur detyrimin ta deklarojë.
Gjithashtu paraqitja si provë nga ana e Prokurorisë e raportit të Vettingut bie ndesh me lihinë. Ndërsa i kërkoi Gjykatës që vendimi të ishte i bazuar në ligj dhe jo të jetë i ndikuar nga "vetingofobia", e cila është përhapur në të gjithë sistemin e drejtësisë. Admir Thanza i shkarkua gati një vit më parë nga detyra pasi nuk kaloi procesin e rivleresimit.
Në atë seancë ai dha një tjetër version për ngjarjen e 20 viteve me parë. Sipas tij, autore e vjedhjes ishte ish-kunata e tij e cila së bashku me të ndodhej ne Itali, pasi nipi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej për kurim atje. Ish-gjyqtari sqaroi se gruaja e vëllait të tij kreu vjedhjen, por duke qenë se ajo duhej te kujdesej për djalin, e mori ai përgjegjësinë për ngjarjen.