http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Margarina importohet nga Ukraina me mangesi ne dokumentacion shoqerues. Ajo deklarohet ne dogane si yndyre bimore, çdoganohet si margarine dhe shperndahet ne operatore te ndryshem te zinxhirit ushqimor.Importuesit e faturojnë Margarinen si Gjalp dhe e shoqerojnë ne menyre abuzive me nje fleteanalize autokontrolli qe s?ka asnje element identifikues si numer loti apo date skadence me produktin e furnizuar. Marketet as nuk kontrollojne fare vlefshmerine e dokumentacionit shoqerues te produkti dhe e shesin produktin duke e keq-etiketuar si Gjalp madje në disa raste e nxjerrin produktin në shitje me kundraetikete duke tjetërsuar origjinën dhe përbërjen.Ambalazhuesi furnizohet me margarinë pa asnjë fletëanalize të vlefshme që të ketë element identifikues si numër loti apo datë skadence, ambalazhon produktin në paketim 100gr me etiketë të notifikuar si Gjalp duke i vendosur data të ndryshme skadence nga afati i jetegjatësisë së lëndës së parë, nuk bën asnje analize të vlefshme për përbërjen kimiko-fizike të produktit final, përdor abuzivisht një fletëanalizë autokontrolli me tregues sigurie të ndryshëm nga etiketa e produktit dhe e nxjerr ne treg si Gjalp. Marketet e furnizuara me kete produkt me siguri ushqimore te cenueshme duke mos kontrolluar vlefshmerine e dokumentacionit shoqerues te produktit qe tregtojnekthehen indirekt ne pjestare aktive te skemes se mshtrimit ne zinxhirin ushqimor.Falsifikimi i etiketave dhe i certifikatave te sigurise por dhe ndryshimi i dates se skadences u mundesojne operatoreve te biznesit shitjen e Margarines tek konsumatoret si ?Gjalp?.Kjo eshte skeme e paster e Mashtrimit Ushqimor.Me 5 inspektime, AKU zbertheu kete skeme mashtrimi ushqimor dhe mori masat e meposhtme:Bllokim dhe terheqje nga tregu te sasise 46.9 ton yndyre bimore (margarine). Kjo mase u ka dhene mundesine rreth 200mije bleres (afro 800 mije konsumatore) te mos mashtrohen me me blerjen e radhes 8 gjoba me vlere totale 2.9 milion lek qe gjithesesi, per shkak te parashikimeve te vakta te kodit penal aktual, nuk garantojne qe nje skeme e ngjajshme mashtrimi ushqimor te mos perseritet me.Margarina futet ne Shqiperi me rreth 140 lek/kg, importuesi dhe ambalazhuesi i shtojne sejcili nga 100 lek/kg dhe ne market u shitet konsumatoreve per Gjalp me minimalisht 529 lek/kg (apo te pakten 2 here me te larte se kosto e produktitte hyre ne Shqiperi).Nderkohe, Gjalpi i vertete tregtohet me cmim jo me pak se 1000 lek/kg.Kodi penal qe po rishikohet do te garantoje denim te rende per subjektet qe perfshihen ne skema mashtrimi ushqimor duke ndihmuar keshtu qe skema te tilla mashtrimi te mos perseriten me ne te ardhmen.