Cakaj-Lajçak: Zgjedhjet e 30 qershorit s’ka forcë që i ndalon. Dhuna ndaj zyrtarëve, e papranueshme!

Report TV 2019-06-03

Views 0

Kryesuesi i OSBE-së në detyrë, njëherësh ministri Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak është pritur nga ministri Gent Cakaj ku kanë zhvilluar bisedime në lidhje me situatën aktuale në vend.

Në konferencën e përbashkët dy ministrat kanë pohuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijoi dhe është në rrugënë e duhur.

Në fjalën e tij Lajcak ka komentuar edhe lëvizjet e fundit politike të opozitës, ku ka thënë se ata kanë bërë një zgjedhjet të gabuar me largimin nga Kuvendi dhe se bojkotimi i zgjedhjeve është i papranueshëm.

Këtë e ka mbështetur edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ku ka thënë se pavarësisht protestave dhe sjelljeve të opoizitës, 30 qershori është i paprekshëm.

"Ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona. Presim Komisionin ekonomik për të zhvilluar tregti ekonomike. Kemi biseduar për hapjen e negociatave në qershor. Ai ka mbështetur hapjen e negociatave pa kushte, dhe ai beson se hapja e negociatave konfirmon se BE si një organizatë globale. Kemi diskutuar edhe për sjelljen e opozitës. Axhenda do të vazhdoj pa asnjë diskutim përkundër dhunës që po bën opozita. Zgjedhjet me 30 qershor dhe nuk ka forcë që i ndalon. Kalendarët do të respektohen. Dhuna është e papranueshme për imazhin ndërkombëtar dhe nuk i kontribuon nevojave të Shqipërisë për hapjen e negociatave" është shprehur Cakaj.

Ndërsa Lajcak ka sjellë në vëmendje edhe sulmin e bërë nga ambasadorit Boschard, ku ka dënuar veprimin që iu bë para shtëpisë së tij. Nga ana tjetër ka falenderuar Shqipërinë për masat e ndërmarra si dhe ka shprehur gatishmërinë e Sllovakisë për të mbështetur vendin tonë për marrjen e drejtimit të OSBE.

Share This Video


Download

  
Report form