RTV Ora - Flet i plagosuri në protestë: Do marr pjesë sërish, edhe sikur të jem me paterica

Ora News Lajme 2019-06-03

Views 2

#rtvora
Ened Bostani është një ndër të plagosurit në protestën e djeshme të opozitës para Kuvendit.

29-vjeçari ka qenë duke filmuar me celular kur mori plagë në këmbë.

Nga Spitali i Fierit ku po trajtohet, Ai thotë se nuk është në gjendje të fajësojë askënd për ngjarjen.

"Po kthehesha duke filmuar nga protestuesit me kurriz nga policia. Aty rashë në tokë dhe nuk ndjeva gjë", tha i plagosuri.

Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Traumës, ministria e Shëndetësisë informoi se 29- vjeçari mbeti i plagosur nga shpërthimi i një objekti piroteknik, që në videon e të riut nga fieri shihen disa të tillë.

Por Ened Bostani thotë se në spital nga këmba i hoqën dhe i fshehën mbetje metalike

"Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital policat civil. Piroteknike nuk ishin, ishin pjesë metalike", tha i plagosuri.

I riu thotë se është kthyer prej tre vitesh nga emigracioni por e ka gjetur veten emigrant në shtetin e tij. Ndaj zotohet se do të jetë në çdo protestë të opozitës

"S'ka kthim prapa, po të jem në gjendje edhe me paterica do të shkoj", tha Ened Bostani.

Ened Bostani ishte një nga tre protestuesit që sipas Ministrisë së Shëndetësisë mbetën të plagosur gjatë protestës krahas 10 efektivëve të Policisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/flet-i-plagosuri-ne-proteste-do-marr-pjese-serish-edhe-sikur-te-jem-me-paterica
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form