Report TV -Maliqi: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor, policia nuk i menaxhon dot konfliktet

Report TV 2019-06-03

Views 0

Protestat e opozitës ndiqen me shqetësim edhe nga opozita parlamentare. Lefter Maliqi i ka kërkuar Edi Ramës interpelancë për gjendjen në vend, dhe ka disa sugjerime për të gjitha palët.

"Kryeministri të ulë arrogancën dhe ironinë ndaj opozitës, opozita të ulë tensionet, presidenti të luajë rolin për t?i ulur palët për dialog, e po ashtu ndërkombëtarët të luajnë rol për një marrëveshje sa më të shpejtë." ka thënë Maliqi.

Për deputetin e Beratit, zgjedhjet nuk janë demokratike në këto kushte.

"Në 35 bashki nuk ka garë, në 26 të tjera ka garues formalë, kjo nuk është demokraci. Ne nuk mund ta çojmë vendin në diktaturë, të gjendet një e mesme e përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës."

Lefter Maliqi beson se në 30 qershor nuk do të kemi zgjedhje.

"Do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve, këta kur duan e ndryshojnë Kushtetutën brenda natës. Kjo është matje force. Rama nuk është dakord jo me shtyrjen, se nuk e ka problem, pavarësisht se çfarë thotë, por nuk do të humbasë karrigen që është një kusht i panegociueshëm i opozitës" ka shtuar më pas Maliqi.

Nëse shkohet me këtë skemë, Maliqi, i cili ka qenë drejtues policie, thotë se situata nuk mund të menaxhohet dot nga forcat policore.

" Nëse bëhen, do ketë probleme, pasi është e pamundur dhe nga ana policore. Unë po marr qarkun Tiranë, janë 1000 policë dhe gati 900 qendra votimi. Me kod duhet një polic për çdo qendër votimi, po nëse të ndodhin probleme në 550 qendrat e Kamzës, 5-6 grupet e gatshme nuk i menaxhojnë dot." ka thkesuar ai.

Share This Video


Download

  
Report form