RTV Ora - Tërmetet në Korçë, sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve të ndërmarrjes

Ora News Lajme 2019-06-03

Views 2

#rtvora

Banorët e prekur nga tërmeti në fshatin Floq u përfshinë në debate me prefektin e Korçës për mungesën e kushteve jetike sipas tyre, ndërsa goditën një punonjës sipas tyre për shkak të një ofendimi që ai u kishte bërë. Janë më shumë se 160 banorë vetëm në këtë fshat që ankohen për trajtimin e gjendjes së krijuar pas tërmetit që u shkatërroi shtëpitë. Ndaj ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Indinjatën me fjalë për kushtet në të cilat po jetojnë këto ditë të vështira pas tërmetit që i la të pastrehë, banorët e Floqit ia shprehën prefektit të Korçës. Zemërimin e shfrynë me grushte mbi një punonjës të ndërmarrjes së shërbimit.

Shkak për këtë akt janë bërë artikulimet dhe sjellja e mëhershme e këtij personi teksa u përgjigjej ankesave të banorëve në çadra për mungesën e ushqimit dhe kushteve.

Përballë ankesave të banorëve, prefekti i Korçës, Dhori Spirollari u ka kërkuar gazetarëve që po raportonin situatën që të fikin kamerat.

Mbi 160 banorë të Floqit kaluan në këto çadra natën e dytë për të cilën thanë se ishte e vështirë për shkak të reshjeve të shiut.

Fëmijë e të moshuar thonë se gdhinë të mbështjellë me batanije në kushte sipas tyre të vështira dhe gjendje të rënduar për atë që do të ndodhë të nesërmen.

Ndaj kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në zonë, çka edhe do tu siguronte kompensim të plotë për dëmet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/termetet-ne-korce-sherr-dhe-grushta-mes-banoreve-dhe-punonjesve-te-ndermarrjes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form