Makarona me salcë karrote dhe selino
Përbërësit:
400 gr makarona (paccheri)
1 qepë mesatare
1 karrote
1 degë selino
400 gr pure domate
5-6 gjethe borzilok
50 ml vaj ulliri
parmixhan
kripë+ piper i zi
Përgatitja:
Përgatitja:
Vendosim 1 tenxhere me ujë të bollshëm për të zier. Në griresen e qepës vendosim një qepë të grirë në copa, 1 karrotë të grirë në copa, 1 degë selino të prerë në copa, 2 lugë gjelle djathë parmixhan dhe i kalojmë në grirje për 2-3 minuta. Me pas të gjithë masën e shtojmë në tenxheren ku kemi ngrohur vaj ulliri. I kaurdisim për 5-7 minuta. Shtojmë purenë e domates, borzilok, kripë e piper të zi. Shtojmë makaronat dhe pak kripë dhe i lëmë të ziejnë për 1 minutë më pak nga sa shkruhet në etiketë.
Sapo makaronat të ziejnë, shtojmë në salcë 1 garuzhde lëng makaronash si dhe makaronat e kulluara që i lëmë të ziejnë dhe 1 minutë më salcën dhe i sperkatim me parmixhan. I shërbejmë menjëherë të ngrohta.