Vapa 'deh' shoferët! Eksperti: Përse shtohen aksidentet rrugore me nisjen e sezonit veror

Report TV 2019-06-04

Views 0

Me ardhjen e sezonit veror kemi dhe një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Ky është një fenomen që ndodh çdo vit në vendin tone dhe ka disa arsye për të ky numër rritet. Për Report Tv, ekspert Gëzim Hoxha tregon disa nga faktorët që çojnë në aksidente rrugore, ku një ndër faktorët kryesorë është pakujdesia e drejtuesve të automjeteve.

"Një ndër faktorët që influencon, janë temperaturat e larta, që është vapa edhe gjendja e përgjumur e drejtuesve të mjetit. Pra drejtuesit e mjeteve për shkak të dëfrimeve që bëjnë, tejkalojnë oraret e pushimit të tyre, qëndrojnë gjate gjithë natës zgjuar dhe në mëngjes duan të udhëtojnë, pra ata harrojnë se nuk mund të udhëtohet në gjendje të përgjumur, dhe për rrjedhojë shkojnë përplasen me mjetet dhe humbasin jetën. Po kështu është dhe një shkujdesje tjetër, përdorin pije alkolike. Mjaft drejtues automjetesh janë konstatuar me përdorim të pijeve alkolike si rezultat i festimeve që bëjnë në këtë periudhë dhe sebepeve të ndryshme që kanë, sepse vera ka shumë dasma, ka shumë fejesa, ka gjëra të tilla, evente të gëzueshme,dhe natyrisht këto pastaj kthehen në fatkeqësi për ata që nuk zbatojnë rregullat dhe tejkalojnë oraret e gjumit. Mungesa e kujdesit nga ana e drejtuesve të mjetit, të cilët janë të pakujdesshëm kur drejtojnë automjetin. Drejtuesit e mjeteve që kemi ne janë të pakualifikuar. Hyjnë në rrethrrotullim, i gjithë rrethrrotullimi është i ngatërruar, për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk dinë te qarkullojnë nëpër rrethrrotullime dhe kjo sjell pastaj atë pasoje që shpeshherë krijojne konflikt edhe krijojnë përplasje midis automjeteve", shprehet Gëzim Hoxha.

Share This Video


Download

  
Report form