http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me audiopërgjimet e dosjes 339 të publikuara këtë të mërkurë nga gazeta gjermane Bild.Në një dalje për mediat, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e cilësoi publikimin e tyre si një shkelje të sekretit hetimor. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë se cili prej prokurorëve I çoj përgjimet, sipas tij, në zyrën e PD.?Siç e dini janë bërë publike sot disa materiale përgjimi nga dosja 339 që është ende në hetim. Nuk do flas për hetimet dhe fatin e personave të përmendur. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra, e para është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të vlerësojë seriozisht çështjen e daljes në publik të sekretit hetimor. Të hetohet kush prej prokurorëve i çoi përgjimet në zyrat e PD?Manja tha gjithashtu se prokuroria duhet të informojë qytetarët mbi dosjet 339 dhe 184 ndërsa theksoi se çështja e personave të përfshirë I takon drejtësisë.Sakaq, deputeti socialist akuzoi opozitën që të mos merren me thashetheme pasi çdo vendim do e jap drejtësia.?PD e LSI të mos merret me thashetheme e filxhanin. Opinionit publik të vërtetat duhet t??ja japë drejtësia. Ju e patë edhe protestën e fundit, aty ku të dënuarit opozita i kishte pjesë të protestës së saj?