#rtvora
Policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë e Elbasanit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili prej viti 2017 ishtë shpallur në kërkim.
Policia thotë se shtetasi me iniciale A.S., akusohet si i dyshuar për 2 ngjarje me eksploziv, të ndodhura në vitin 2017 në Elbasan.
"42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan", thotë policia.
Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Shkatërrim prone me eksploziv" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryente-shperthime-me-eksploziv-ne-elbasan-42-vjecari-arrestohet-ne-vlor
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz