Report TV - Alibeaj për përgjimet në Bild: Rama i paparashikueshëm, mos prisni dorëheqjen e tij

Report TV 2019-06-06

Views 1

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ka reagura në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild duke thënë se Edi Rama duhej të jepte dorëheqjen.

Por më pas Alibeaj ka thënë se kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet, kjo pasi sipas Alibeajt, Rama nuk do ta lëshojë pushtetin që ka për shkak të krimit. Më pas Alibeja vijon me pretendimet e tij duke thënë se Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur.

Deklarata e Plotë:

Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës.

Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë.

Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.

Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë. Do të kishte dhënë dorëheqjen, kur u faktuan akuzat e opozitës se:

Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë. Edi Rama kishte future kriminelë në Parlament. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant.

Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës. Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë. Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës.

Share This Video


Download

  
Report form