Deputeti demokrat Myslim Murrizi deklaroi se me sjelljet e saj politike pas humbjes së komisionerëve dhe buxhetit të shtetit, PD rrezikon të humbasë edhe elektoratin.
"Siç humbi komisionerë dhe marrjen e buxhetit të shtetit, PD rrezikon të humbasë edhe elektorat. Këtu nuk vijnë të importuar njerëz me ide të reja. Programet janë bolshevike. të gjithë premtojnë për taksa të ulëta dhe rritje pagash. Njerëzit nuk brumosen me kampet e Dhërmiut. Nesër për të ruajtur vendin e punës të gjithë do shkojnë te PS. Ata do tentojnë të shkojnë drejt kandidatit të PS, do e shesin. Do thonë se kemi një stërgjysh komunist vetëm për të ruajtur postin e tij", tha Murrizi.