Puntata e sotme e rubrikës ?Dosja Investigative?e gazetarit Elio Laze në Channel One do të na njohë me problemin e mbifaturimit të energjisë elektrike në dëm të Ferdinand Saraçit i cili prej 2 vitesh jeton pa drita. Z.Saraçi pretendon se është mbifaturuar pasi fatura e energjisë elektrike i ka shkuar më shumë se çfarë ai ka harxhuar . Z. Saraçi tregon se energjia elektrike i është ndërprerë pasi nuk kishte paguar shumën prej 26000 lekë faturë për 3 muaj, dhe thotë se sot pas dy vitesh ka ecur kamatë-vonesa dhe shuma që ai i detyrohet OSHEE-së është shtuar dhe është tejet e papërballueshme për të, pasi në familjen e tij punon vetëm bashkëshortja. Si është e vërteta e kësaj historie? Përse OSHEE nuk po i jep një zgjidhje familjes Saraçi dhe cilat janë dyshimet e familjes për këtë problem? Për më shumë ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të emisonit ?Dosja Investigative? të gazetarit Elio Laze.