Një bisedë e përgjuar, transkriptimi i të cilës u botua në median gjermane "Bild" është edhe ajo mes Astrit Avdylit dhe drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi. Mes tyre flitet për lista punonjësish që janë me PD-në dhe kundër tyre: edhe njëherë këtu Avdyli vete propozohet për të ndërhyjë pranë atyre punonjësve duke kërkuar votat.
Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako shpjegoi në Repolitix se të gjitha partitë, edhe PS, funksionon me atë që ai e quan "Cencusi", që ka të bëjë me listat dhe verifikimet se si janë të orientuar politikisht qytetarët e asaj zone.
"Ai nuk është person i administratës, ai është një përgjegjës i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve për zonën e Shijakut, i cili nuk ka të drejtë të heqë njerëz nga puna. Listat, patronazhimi apo censusi që i themi ne, është një detyrë që e ka cdo organizatë e PS, e cila merr listën e qytetarëve që jetojnë në atë zonë dhe i sponton: Ky është refugjat, ku nuk vjen në votim, ku është më pikëpyetje, ku voton për PS, kur për PD", tha Dako.
Pse këto lista i kërkoi Astrit Avdylaj, u pyet Dako nga gazetari Denis Minga. Ai përgjigjet: Avdyli është vetëfutur".