Report TV - Elbasan/ Balla: Kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet!

Report TV 2019-06-11

Views 0

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla nga Elbasani dha mesazhe të qarta për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

?Është shumë e rëndësishme që në këtë fushatë të jemi shumë herë më shumë të angazhuar se në çdo fushatë tjetër sepse kundërshtari ynë në këtë fushatë është një grupim politikanësh të korruptuar të cilët nuk duan që populli të shprehet me votë në zgjedhje. Në Shqipëri ka marrë fund, një herë e përgjithmonë, historia se mund të marrësh pushtet në tavolinë, apo mund të marrësh pushtet me forcë. Lulzim Basha e di fare mirë këtë, padroni i vet politik, Sali Berisha e di fare mirë këtë.

Kjo është një fushatë që duhet fituar për Shqipërinë, që duhet fituar për shtetit me rregulla, për shtetin me institucione.

Po ua them shumë qartë, beteja jonë për të zhvilluar një proces normal zgjedhor brenda afatit kushtetues, 30 Qershor, është një betejë që ne do ta fitojmë. Do ta fitojmë, sepse vetëm keshtu mund të bindet çdo banor i Shqipërisë që rregullat zbatohen njësoj.

Të gjithë jemi këtu për një ditë të vetme, 30 Qershorin, dhe harrojeni që mund të dalë dikush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm në 30 Qershor.

I kemi shkruar bashkë me PD nenet e kodit penal. Neni 325 e thotë shumë qartë, kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet.

Neni 330, e drejta e zgjedhjes, kush pengon një zgjedhës të vetëm të shkojë të votojë dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg, kur kryhet në bashkëpunim? thai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS