#rtvora
Zgjati më shumë se dy orë protesta e sotme e cila me përjashtim të tensioneve per disa minuta para parlamentit në përgjithësi kaloi e qetë. E ndërsa pritej që kryetari i PD-së Lulzim Basha të dilte nga selia për tiu bashkuar protestuesve ora (19: 20) nga presidenca u shpërnda deklarata për shtyp që njoftonte vendimin e kreut të shtetit të shfuqizonte dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019.
"Anulimi i 30 qershorit është porva e parë e forcës tonë të bashkuar por nuk është fundi i betejës" deklaroi kryetari i PD-se Lulzim Basha ne fjalimin e tij te mbajtur ne mes protestuesve para kryeministrise.
Më pas protestuesit me dritat e celulareve ndezur marshuan drejt parlamentit. "Së shpejti do të jetë parlamenti i sovranit" u tha Basha protestuesve.
Para parlamentit (ora 20: 50) situata u tensionua për gati 30 minuta. Protestuesit hodhen mjete piroteknike drejt oborrit të Kuvendit. Nga ana e saj policia iu pergjigj, dy tre here gaz lotsjellës dhe ujë. Në këto kushte presidenti përcolli një tjetër thirrje udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën dhe qytetarët të shpërndaheshin paqësisht.
Në atë moment kryetari i PD-së iu drejtua selisë PD për të mbajtur dhe fjalimin e mbylljes. Basha beri apel per tu ulur ne dialog
Ora News percjell live
Ora 21:30 Bardhi para parlamentit: Tërheq protestuesit e fundit
Pas mbylljes së protestës para PD-së, organizatori i protestës Gazmend Bardhi iu drejtua ambienteve para Parlamentit për të tërhequr protestuesit e fundit.
Gazmend Bardhi: I bëj thirrje qytetarëve që nuk kanë kryer asnjë akt dhune që pavarësisht të provokimeve të tërhiqen që të mos vënë në jetë skenarin për dhunë të Edi Ramës. I vetmi që ka skenar dhune është Rama.
Ta harrojë se mund ti dhunojë shqiptarët. Nga sot mund të bëjë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-protesta-e-opozitess
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz